Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku sapo kishte lënë vajzën në kopësht.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mësohet se autorët kanë qenë tre, të cilët sapo janë afruar fillimisht e kanë goditur me shpulla, dhe më pas kanë përdorur leva dhe doreza mekanike, ndërsa janë larguar nga vendngjarja.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është identifikuar njëri nga autorët dhe po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.
Gjithashtu mësohet se pas identifikimit ëhstë kryer kontroll në banesën e autorit të dyshuar, por nuk është aty, ndërkohë po punohet ëpr kapjen e tij.
Vizion Plus gjithashtu mëson se avokati Sokol mëngjesi është futur në intubim dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë.
/Vizionplus.tv/