“E kemi lënë të flasë me veten”, Bardhi i përgjigjet Bashës: Nuk kemi gjë në dorë për të ndikuar te SPAK

6 months ago 17

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Lulzim Bashës, i cili tha se Rithemelimi po ushtron presion ndaj SPAK.

Në një dalje për mediat, Bardhi tha se opozita nuk ka asgjë në dorë për të ndikuar te SPAK, teksa u shpreh se Basha bën opozitën e opozitës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ata janë opozitë e opozitës. Shqipëria ka parë modele të tilla në 33 vite. Vendimi ynë është që kushdo që bën opozitën e opozitës ka vendosur të flasin me veten. Ne i kemi lënë të flasin me veten dhe do vazhdojnë të flasin me veten.  Opozita nuk ka asgjë në dorë që të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë, nuk kemi pushtet e nuk kontrollojmë institucionet shtetërore, të vetmit që kanë mekanizma ndaj institucioneve të drejtësisë është pushteti, është kryeministri. Vetëm një njeri i pushtetshëm mund të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë. Këta flasin për gjëra të përgjithshme, por nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës dhe të Veliajt. Zoti Dumani e tha vetë se nuk marrin informacione nga institucionet për abuzime”, deklaroi Bardhi. /vizionplus.tv

Read Entire Article