Dijonisi i qëndroi pranë Baby G, ku dhe e këshilloi që të ndjehet krenare për veten dhe mos të bjerë viktimë.
Baby G tha se ajo nuk ka dëshirë të çohet prej krevatit sepse do që të vuaj gabimin e saj.
Fermeri e pyeti nëse ajo ka ndjenja për Albanon.
Nga ana tjetër, Baby G tha se nuk ka ndjenja për të, por është ndjerë konfuze.
Dijonisi nisur nga fjalët e saj e ktheu situatën gazmore me batutat e tij.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi; Çohu mos lë nam! Je duke e bërë më të madhe nëse qëndron kështu. Dil dhe tregoju se kështu bëj unë. Mos u bëj viktim.
Baby G: Dua të vuaj gabimin tim.
Dijonisi: E di dhe ti vet që ke bërë gabim, e di dhe publiku.
Baby G: Gabimi im është se mua më kanë interesuar shumë ndjenjat e Albanos.
Dijonisi: A ke ndenja për të?
Baby G: Jo, unë jam ndjerë shumë konfuze.
Dijonisi: Jo o Baby. Nëse unë kam ndjenja për ty dhe ti shpreh bam bam bam dhe ti më thua jo dhe ne jemi në të njëjtin krevat, ti çohesh dhe ikën.
Baby G: Kjo ka qenë natën e fundit.
Dijonisi: Kur ti e di që unë të shoh me sy tjetër nuk mund të flesh me mua në krevat.
Baby G: Po nuk kam flejt më.
Dijonisi: A ke pas ndjenja për të?
Baby G: Jo nuk kam pas.
Dijonisi: Po atëherë përse e ke bërë pra?
Baby G: Mendova se ishte konfuz.
Dijonisi: Po pse nuk ke dal prej dhome? Përderi sa ke qëndruar në krevat me të, të ka pëlqyer. /vizionplus.tv/