Një operacion kërkimi po zhvillohet në Leicester të Anglisë, pasi një djalë dy vjeçar ra në lumin Soar të dielën në mbrëmje.
Fëmija ishte me familjen e tij kur ndodhi incidenti, por nuk u gjet “me gjithë përpjekjet në vendngjarje”, tha Policia e Leicestershire sipas Sky News.
Një burrë është dërguar në spital “si masë paraprake”.
Ekipet shtesë të specialistëve do t’i bashkohen operacionit të kërkimit këtë mëngjes.
Policia tha se ka ka marrë thirrje nga qytetarë që të angazhohen, por paralajmëroi publikun që të mos shkonte në vendngjarje për shkak të rritjes së nivelit të ujit dhe rreziqeve të sigurisë.
Në një deklaratë, Policia e Leicestershire tha: “Familja e fëmijës po mbështetet nga oficerë specialistë dhe mendimet tona janë me ta në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë.
“Nëse dikush ka ndonjë informacion ose has në ndonjë informacion që mund të ndihmojë oficerët, atyre u kërkohet të na kontaktojnë menjëherë”.
Top Channel