Një 30-vjeçar vrau 12 të afërm të tij, duke përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, raportuan sot mediat zyrtare të vendit, në një vrasje masive të rrallë për vendin.
Sipas agjencive iraniane të lajmeve, 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk u zbulua, qëlloi viktimat e tij me një kallashnikov në një fshat të izoluar në provincën Kerman. Pak më vonë ai u qëllua dhe u vra nga forcat e sigurisë.
Shkak i masakrës duket se ka qenë një “mosmarrëveshje familjare”.
Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku qytetarët lejohen të kenë vetëm armë gjahu. Dy vjet më parë, një punonjës i pushuar nga puna i një agjencie qeveritare në Iranin perëndimor qëlloi dhe vrau tre persona, plagosi pesë të tjerë dhe më pas vrau veten./vizionplus.tv/