E rëndë në Greqi, 37-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në mes të rrugës

2 months ago 34
Reklamë

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Kastur të Greqisë.

Mediat fqinje bëjnë me dije se i riu është banor i fshatit, ndërsa deri më tani nuk bëhen të ditura arsyet e ngjarjes së rëndë.

Pas konstatimit të trupit nga një banor i fshatit, është lajmëruar ambulanca, e cila e ka transportuar në spital, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i është nënshtruar autopsisë, ku pritet të zbardhet edhe shkaku u vdekjes./vizionplus.tv

Read Entire Article