Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një 24-vjeçar dyshohet se ka dhunuar të ëmës.
Policia njofton se ngjarja është regjistruar në fshatin Picar.
“Arrestoi shtetasin B. A., 24 vjeç, banues në fshatin Picar, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.