Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë para godinës së SPAK, pasi një person ka tentuar t’i japë fund jetës.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se shtetasi P.T me origjinë nga Lezha, ka kërkuar një takim me kryeprokurorin Altin Dumani (arsyet e takimit ende nuk dihen), më pas ka konsumuar lëndë helmuese.
Ai është transportuar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Njoftimi:
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Vizionplus.tv/