Thellohet skandali i zyrtarëve dhe gazetarit që përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë.
Burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP Kushtrim Selimi, ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia.
Lexo edhe :
Related Posts
Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH. Kreshnik Selimi i jepte informacione që arrinte të merrte në detyrë vëllait të tij Kushtrim Selimit.
Ky i fundit përmes Rexhina Omerit dhe gazetarit Ervis Hasanagës i publikonin në portalin e tyre. Një lajm të tillë kanë publikuar edhe për zv/drejtorin e Durrësit Bujar Deliallisi.
Pasi i kanë publikuar një lajm, më pas i kanë premtuar për t’a fshirë. Dyshohet se lajmi është fshirë kundrejt parave.
Kushtrim Selimi është njohur me Rexhina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë dhe bashkëshorti i Rexhinës, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.