“Ejani në Shqipëri, nuk do pendoheni”, influencuesit britanikë thirrje turistëve të dynden në “Maldivet e Evropës”

5 months ago 23

E përditshmja britanike “The Mirror” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike.

Artikulli është shpërndarë edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili shkruan: E përditshmja britanike “The Mirror” e quan Shqipërinë si perlën e turizmit që po inkurajohet të vizitohet këtë verë nga influencuesit e TikTok, përshkruar si destinacioni i së ardhmes për pushimet në plazhet e bruzta dhe rërën e bardhë nën diellin flakërues e qiellin blu.

Artikulli i “The Mirror” për Shqipërinë

Maldivet janë një vend në listën e pushimeve për shumë njerëz, por mund të jetë e shtrenjtë të qëndrosh në luks.

Grupi i ishujve të vegjël koralë që ndodhen vetëm 400 milje në jugperëndim të Indisë dhe Sri Lankës është shpesh një udhëtim një herë në jetë për shumë evropianë. Nga fluturimet e shtrenjta, deri te pagesat për akomodimin, ushqimin, transportin lokal dhe aktivitetet, ishujt mahnitës mund të rezultojnë të shtrenjta për shumë britanikë.

Por siç rezulton, ju nuk keni nevojë të shkoni larg për të përjetuar një destinacion luksoz udhëtimi shumë të ngjashëm me ishujt turistikë.

Udhëtarja Tals së fundmi u bëri thirrje eksploruesve të tjerë të shkojnë në Shqipëri, duke thënë se “nuk do të pendohen”.

Në një TikTok, të ngarkuar në llogarinë e saj @travelingëithtals, Tals dha një pasqyrë të saktë se pse Shqipëria njihet si “Maldivet e Evropës”.

Duke filmuar ujin e kristaltë në rrezet e diellit, Tals shkroi: “POV: E rezervove atë fluturim i vetëm dhe tani jeni duke eksploruar vetëm në malet shqiptare, duke notuar në ujin më të bukur. Ndihem e lirë”.

Videoja është parë më shumë se 437,000 herë dhe shumë janë pajtuar se Shqipëria është një “parajsë e fshehur”.

Një tjetër shtoi: “Shqipëria ime është magji”, dhe një i tretë thjesht tha: “Vend i mrekullueshëm”.

Pushimet në Shqipërinë e mrekullueshme po bëhen gjithnjë e më popullore. Me plazhet e tij të bukura me rërë, limane të izoluar dhe peizazhe mahnitëse, shumë influencer aktualisht po u bëjnë thirrje të tjerëve që t’i vizitojnë.

Një përdoruese e Tik Tok, The Travel tha: “Kur njerëzit shohin foto të këtij vendi, ata menjëherë mendojnë për Maldivet! Por për fatin tonë, është shumë më afër shtëpisë”.

Ksamili, një qytet në rivierën shqiptare, shpesh quhet ‘Maldivet e Evropës’ , dhe video të panumërta në internet tregojnë pushues të nxirë duke notuar nëpër ujërat e bruztë nën rrezet e diellit dhe qiellin blu. Dhe në krahasim me Maldivet, është shumë më lirë.

Pushuesit mund të bëjnë të gjitha aktivitetet klasike të Maldiveve, nga snorkeling tek noti dhe përgjithësisht relaksimi në diell, por ka edhe shumë gjëra të tjera për të bërë. Me temperatura mesatare në verë që lëviz rreth 25C, është padyshim një vend për t’u futur në listën tuaj të pushimeve.

Sipas Google Flights, ju mund të fluturoni për në Tiranë, aeroporti më i afërt në Shqipëri, nga Londra me 94 £ në korrik me linja ajrore të shumta. Ky aeroport është rreth katër orë me makinë larg Ksamilit, por aeroporti më i afërt ndërkombëtar është në fakt Korfuzi, Greqi./vizionplus.tv

Read Entire Article