Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar me 7 plumba nga dy të rinjë në Itali. Shqiptari u paraqit ditën e djeshme në spitalin San Giuliano në Giugliano me plagë të shumta.
Sipas dëshmisë së 43-vjeçarit, dy persona me skuter kanë tentuar të grabisin shqiptarin.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai u godit nga 7 të shtëna me armë zjarri në këmbë, bark dhe duar. Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe dërguan të plagosurin në spital.
Shqiptari është i njohur për autoritet italiane, pasi dyshohet se ka qenë pjese e grupeve kriminele të trafikut të drogës dhe armëve. /vizionplus.tv