Ekipet shqiptare s’dinë të fitojnë, Vllaznia e Tirana barazojnë në transfertë, Partizani gabon rëndë

2 months ago 30
Reklamë

Asnjë nga ekipet shqiptare nuk arriti të fitojë takimet e para të Conference Lige në raundin e parë kualifikues të kupës së vogël të Europës.

Vllaznia u ndal në një barazim 2 me 2 në Islandë kundër Valur, një ndeshje mjaft e kontestuar në fund nga kuqebutë.

Gjyqtari dha 6 minuta shtesë, por goli i barazimit 2 me 2 për vendasit u shënua në minutën e 9 shtesë, çka solli protestat e mëdha të lojtarëve dhe stafit kuqeblu.

Për shkodranët shënuan Krymi dhe Dodaj ndërsa Deliu dhe Jukaj u ndëshkuan me të kuq.

Gabim i rëndë i Partizanit i cili përballë një ekipi shumë modest si maltezët e Marsaxlok nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në “Elbasan Arena”.

Tirana ndërkohe ia doli të marrë në ekstrem një barazim 1 me 1 në Gjeorgji kundër Torpedo Kutaisi, falë një goli të Haxhiut në minutën e 87../vizionplus.tv

Read Entire Article