“Eksperiencë dashurie e paharrueshme”, shqiptarja dhe tutori “shisnin” të miturat në internet, dalin fotot gjysmë nudo

8 months ago 29
Reklamë

Detaje të reja janë bërë publike nga mediet greke lidhur me aktivitetin e unazës së tutorëve në Greqi.

Rol kyç ka luajtur një 31 -vjeçare shqiptare e identifikuar si Lorela Kapaj, e cila fillimisht i prezantohej të miturave si estetiste dhe më pas i rekrutonte.

Përveç tutorit 31-vjeçar, mes të arrestuarve është edhe një 34-vjeçar, i cili kishte marrë përsipër t’i vinte vajzat në kontakt me klientë “të shtrenjtë” duke u ofruar atyre shuma të mëdha parash për çdo takim seksual.

Ai kishte edhe rolin e fotografit, pasi kishte realizuar poza gjysmë nudo të një 17-vjeçareje dhe një 15-vjeçareje dhe i kishte ngarkuar në faqet e njohura “rozë”, për të reklamuar shërbimet e paligjshme.

Sipas informacioneve, përmes platformave online janë rezervuar të paktën 10 takime romantike me vajzat e mitura. Tutorët mbanin një përqindje pas takimeve.

Protothema.gr ka publikuar fotot me të cilat 34-vjeçari mbyllte takimet me klientët, si dhe bisedat me të interesuarit.

Në to, 34-vjeçari N.S. ka publikuar numrin e të miturës duke premtuar një eksperiencë dashurie të paharrueshme… Më pas ai u përgjigjet klientëve të mundshëm se vajza ka marrë disa telefonata dhe në mënyrë cinike premton se “të gjithëve do t’i shërbehet”!

Në të njëjtën kohë, tutori i përgjigjet një mesazhi se vajza në foto “vjen vetëm ose bashkë”.

Fotoja u ngarkua gjithashtu në një faqe të dytë “takimesh” muajin e kaluar.

Në foto-dokumentet e paraqitura nga protothema.gr, duket i njëjti celular dhe foto gjysmë të zhveshura të dy vajzave.

Fotot shoqërohen me mbishkrimin “Vetëm ose të dyja” ndërsa një ra nga të miturat shfaqet me pseudonimin V…

Sipas informacioneve, të paktën 10 takime romantike janë rezervuar me vajzat përmes platformave.

Një nga klientët ishte edhe 55-vjeçari i arrestuar nga Nice, i cili verën e kaluar dyshohet se ka lënë takim me dy të miturit për një tarifë prej 100 euro./vizionplus.tv

Read Entire Article