Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas flet shefi i policisë së Fushë Krujës

6 months ago 20
Reklamë

Fushë Kruja u trendit këtë të premte, pasi ish-polici Gentjan Bejtja u ekzekutua me plumba kallashnikovi në magazinën pranë banesës së tij në fshatin Larushk.

Pas ngjarjes policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Hasan, ku brenda mjetit u gjendën edhe katër kallashnikovë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka folur edhe shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi. A ka treguar detaje nga atentati ku u ekzekutua ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.

Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve.

Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”, -pohoi shefi i komisariatit.

Read Entire Article