Elbasan/ Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, Kumria endet sa në një zyrë në tjetrën! Një dekadë i pa dëmshpërblyer

8 months ago 36
Reklamë

Viti 2024 shënoi plot 10 vite që kur banesa e Shaban Kumrisë nga fshati Gjonmë i Elbasanit u dëmtua nga tërmeti.

Dëmshpërblimi për dëmin e shkaktuar u vlerësua 1 milionë e 400 mijë lekë prej të cilave Shabani ka marrë vetëm këstin e parë prej 400 mijë lekësh, në vitin 2016.

Edhe pse prej atëherë është endur nga një zyrë në tjetrën, Shabani ende nuk ka marrë pjesën tjetër të dëmshpërblimit që I takon.

Me kërkesat dhe ankesat e tij të vazhdueshme, Shabani i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e cila është shprehur se do të disbursojë këstin e dytë kur të ketë fonde në dispozicion. Ndërkohë familja prej 4 anëtarësh jeton në kushte shumë të vështira prej tashmë 10 vitesh.

Top Channel

Read Entire Article