Këtë javë në televotim kane qënë të gjithë fermerët, pra Albano Bogdo, Baby G, Çiljeta Xhilaga, Florian Agalliu, Renis Gjoka, Valer Kolnikaj, Ditea Berisha, Dijonis Biba dhe Robert Aliaj.
Televotimi ka qenë i hapur që prej të premtes se kë doni të shpëtoni. Moderatorja Fjoralba Ponari lexoi emrat e dy fermerëve më pak të preferuar.
“Fermerë, përmes televotimit të hapur që prej së premtes mbrema, publiku ka përcaktuar si dy më pak të televotuarit Albanon dhe Valerin”, lexoi Fjoralba në zarf.
Gloria dhe Xhesika ishin dy më pak të preferuarat e publikut spektaklin e kaluar, por në bazë të renditjes së votave, Gloria është në sfidë me Valerin dhe Albano me Xhesikën.
“Xhesika kundër Albanos dhe Gloria kundër Valerit, janë dy grupet që do të përballen me njeri-tjetrin, në bazë të renditjes nga votat e publikut”, shtoi Fjoralba Ponari./vizionplus.tv