Emigrantë në Greqi dhe Shqipëri, “Kathimerini” tregon historinë e Rolandit dhe Majlindës që tani kërkojnë një “atdhe” tjetër

3 months ago 30
Reklamë

Periudha e daljes pas komunizmit, nisi me largimet masive të shqiptarëve drejt Europës, për një të ardhme më të mirë, ku Greqia dhe Italia ishin portat më të mëdha hyrëse.

Brezi i fëmijëve të viteve 1980-1990 thuajse kanë kaluar jetën e tyre në emigrim, aq sa përshtatja e tyre me atdheun ka qenë e vështirë.

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull të gjatë emigrantëve shqiptarë, duke u përqëndruar në histori personale të të rinjve dhe përjetimet e tyre në Greqi, që nga periudha e fëmijërisë, shkollimi e deri tek punësimi.

Një djal i ri, me emrin Roland, është një nga të rinjtë, që pas përfundimit të studimeve në Greqi, u kthye në Shqipëri, jo për të punuar me pagë ditore, por për të hapur biznesin e tij. Në rrëfimin e tij, ai tregon se ka qenë vetëm 5 vjeç kur familja e tij vendosi të zhvendosej në vitin 1994, ndërsa shton se për shumë vite ka kritikuar prindërit për lidhjet që mbanin ende me familjarët në Shqipëri. Por ky mendim do të ndryshonte në momentin kur Rolandi do përfundonte studimet e larta dhe përballja në tregun e punës në Greqi ishte shumë i vështirë, shkruan Kathimerini, raporton vizionplus.tv.

Mes gjithë këtyre vështirësive, i riu shqiptar nisi të punonte punë të çfarëdoshme, për të mbledhur të ardhura të cilat do t’i investonte në biznes, që do e hapte në Tiranë.

“Nuk do të shkoja në Shqipëri për të punuar si në Greqi me rrogë ditore. Askush nuk e bën këtë nëse nuk është i dëshpëruar. Ndoshta as atëherë. Ata prej nesh që janë kthyer e kanë bërë këtë për të hapur diçka tonën”, tha ai.

Edhe pse biznesi i Rolandit konsiderohet i suksesshëm, ai shprehet se dëshiron të largohet nga vendi, por këtë herë do ta bëjë me kushtet e tij.

Ëndrra ime ishte të kisha kompaninë time dhe ia dola. Megjithatë, me situatën aktuale financiare, nuk e di se sa do të mund ta mbaj. Flas me kolegët e mi që punojnë në vende të tjera të Bashkimit Europian dhe ndjej se ata gëzojnë një nivel jete që nuk e kam pasur as në Greqi, as në Shqipëri. Kjo është ajo që unë dua të ndjek”, shtoi Rolandi.

Por situata nuk ishte njësoj për Majlindën, një vajzë e re që periudhën më të mirë e kaloi në Greqi, derisa prindërit e saj vendosën të ktheheshin në Shqipëri, kur ajo ishte vetëm 17-vjeç.

Pas largimit në vitin 1995, familja e Majlindës do të bindej që të kthehej përfundimisht në atdhe në vitin 2010, kur edhe vendosën që të hapnin në furrë buke në Korçë. Por planet për biznes dhe fitimet prej tij ishin afatshkurtëra, duke e mbyllur furrën e bukës tre vjet më vonë.

Isha 17 vjeç, jetova pothuajse gjithë jetën në Greqi, nuk arrij ta kuptoja pse duhej të largohesha. Doja të qëndroja dhe të studioja këtu, por nuk kisha zgjidhje tjetër, me zemër të rëndë i ndoqa në Shqipëri”, tha e reja shqiptare.

Pas mbylljes së biznesit në Korçë, babai i Majlindës u shpërngul në Sarandë, ndërsa ajo dhe nëna u larguan sërish në Greqi, aty ku kishin të sigurt vendet e punës dhe njohjet e tyre.

Por edhe pse nuk e kishte me ndonjë dëshirë të madhe të rikthehej në Shqipëri, ajo u bind nga babai dhe xhaxhai i saj për të shkuar në Sarandë dhe ti përkushtohej sektorit të turizmit. Rikthimi i dytë, sërish pa dëshirën e saj ishte në vitin 2020, nuk e plotësoj atë nga ana shpirtërore ose monetare, kjo pasi planet për hapjen e një hoteli nuk u realizuan.

Aktualisht ajo është rikthyer në Greqi dhe dëshira e saj është që të marrë në dorë fatet e jetës së saj, për të vijuar qëndrimin dhe punën në shtetin fqinj, aty ku e reja është arsimuar, por edhe ndihet e plotësuar./vizionplus.tv

Read Entire Article