Emigrantët do të kthehen në Itali, mbërrin në Shëngjin anija që do t’i transferojë

2 hours ago 17

Anija e rojes bregdetare italiane ka mbërritur në portin e Shëngjinit, ku pritet të marrë emigrantët e ardhur vetëm tre ditë më parë, në bazë të marrëveshjes mes vendit tonë dhe Italisë.

Nisja e tyre do të bëhet brenda disa orësh, teksa kthimi në Itali vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës, e cila vendosi se 12 emigrantët e ardhur në Shqipëri duhet të rikthehen në Itali, duke refuzuar kështu kërkesën e tyre për azil.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu, theksohet se ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane. Sipas mediave vendase shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.

Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali./vizionplus.tv

Read Entire Article