Mjeku ligjor jep detaje se si u vra Yahya Sinuar, nga përndjekja deri te plumbi në kokë

3 hours ago 25

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, vdekja e të cilit në Rripin e Gazës u njoftua dje, të enjten, nga Izraeli, u vra nga një plumb në kokë, raportoi New York Times dje, duke cituar ekspertin mjekësor që kreu autopsinë.

Por shumë detaje mbeten mister, sipas gazetës amerikane, kryesisht lidhur me momentin e saktë të të shtënave fatale, armën e përdorur dhe kush e ka qëlluar.

Lexo edhe :

Related Posts

Udhëheqësi i grupit militant palestinez u plagos fillimisht në parakrahun e djathtë gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtarët izraelitë, tha drejtori i Institutit të Izraelit të Mjekësisë Ligjore, Chen Kugel, i cili mbikëqyri autopsinë.

I plagosur, Sinwar u vra më vonë nga një plumb në kokë, sipas Dr. Kugel.

Izraeli njoftoi të enjten vdekjen e Yahya Sinwar, i cili u vra një ditë më parë, të mërkurën, në një operacion nga ushtarët izraelitë në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ushtarët kishin parë “tre terroristë që lëviznin shtëpi më shtëpi” të mërkurën dhe kishte pasur një shkëmbim zjarri.

“Sinwar më pas nxitoi të futej i vetëm në një ndërtesë dhe u plagos në njërin krah nga të shtënat me armë zjarri”, sipas Izraelit.

Ushtria izraelite tha se lideri i Hamasit kishte një pistoletë dhe 40,000 shekelë (rreth 10,000 dollarë) me vete./vizionplus.tv

Read Entire Article