Rama flet në podcastin e tij për ndërhyrjen kirurgjikale: Nuk kisha mundësi të pushoja, duhet të rrija në këmbë për të pritur Sulltanin

2 hours ago 22

Dy javë më parë, kryeministri i vendit iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.

Në podcastin e radhës, Rama foli për herë të parë për këtë ndërhyrje dhe gjendjen e tij shëndetësore, teksa bisedonte me të ftuarën e tij, ministren Adea Pirdeni.

Duke përshkruar vrullin e zhvillimeve dhe takimeve për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, Rama tha se ishte e pamundur të qëndronte pushim pas ndërhyrjes pasi mirëpriti presidentin e Turqisë dhe vetëm një ditë më pas u nis drejt Hungarisë për të takuar Viktor Orban.

“Mu desh të kryej një ndërhyrje kirurgjikale dhe të marr rrugët kundër shkencës, komplet, se duhet të qëndroja të paktën 3 ditë pushim, por ishin 3 ditë komplet të pamundura sepse të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin, që vinte nga Lindja, pastaj të nesërmen duhet të merrja rrugët në qendrën e ish perandorisë hungareze për të takuar mikun tim Viktor Orban, që është dhe kryeministri i vendit që ka presidencën e BE, për ta falënderuar për gjithçka bëri Hungaria për këtë shtysë të fundit dhe pastaj duhet të shkonim së bashku dhe të uleshim më në fund në atë sofër të barabartë që të fillonim të bisedonim.

Kjo bëri që nën efektin e disa injeksioneve shumë të forta, që kishin si pasojë qëndrimin pa gjumë për të shmangur dhimbjet, kam shëtitur pas shumë vitesh nëpër ekrane. Unë nuk i ndjek, dihet botërisht që nuk i ndjek debatet televizive, portalet, marr informacione shumë shkurt për informacionet më të rëndësishme, por kam pamundësi fizike që të mund të jem në gjendje për punë po të ndjek atë lemeri. Por nga çfarë pashë në atë moment, kuptova që është e nevojshme që publiku të informohet sepse ka një mjegull, një keqkuptim, një përzierje llafesh”.

Kryeministri dhe ministrja e tij, e quajtën reformën në drejtësi si avantazhin më të madh që Shqipëria ka sot, si një detyrë e bërë paraprakisht, dhe e konsideruan komisionin e Fatmir Xhafajt për anti-korrupsionin, si domosdoshmëri për BE-në./vizionplus.tv

Read Entire Article