VIDEO/ Motori përplaset me biçikletën në Fier, dy drejtuesit dërgohen në spital

2 hours ago 14

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo” në unazën lindore të qytetit të Fierit.

Sipas burimeve, një motorr është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve. Menjëherë pas aksidentit, ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes dhe gjendja e personave të lënduar./vizionplus.tv

Read Entire Article