Ministri Hasani pret në takim kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës: Mbështetja jonë, jo vetëm politike, por edhe në nisma konkrete

3 hours ago 18

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në takimin e zhvilluar me kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, rikonfimoi mbështetjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë Shqiptare ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.

Ministri Hasani theksoi se: “Mbështetja e qeverisë shqiptare do të jetë, jo vetëm politike, por edhe në nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe punësimit”.

Gjatë takimit, kryediplomati Hasani dhe kryetarja Sinani diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, social dhe ekonomik në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Read Entire Article