Tiranë-Durrës, me tren në 2026, Verdho: Jemi gati për gjurmën e re të hekurudhës

3 hours ago 25

2025 pritet të jetë viti i sulmit, pasi punimet për infrastrukturën hekurudhore të linjës Tiranë-Durrës-Rinas do të duhet të mbyllen plotësisht.

Kreu i hekurudhave, Ergys Verdho, tha se tashmë punimet janë fokusuar në gjurmën e re Kashar-Rinas, ndërsa në nëntor nis puna për stacionet hekurudhore.

“Jemi gati të fillojmë me gjurmën e re, pasi pjesa e punimeve civile në Tiranë-Durrës po shkojnë drejt fundit. Tenderimi për stacionet ka përfunduar. Presim shpalljen e fituesit dhe në nëntori nisin punimet të cilët do të mbyllen në 2025.”

Kjo linjë do të jetë elektrike, ndaj dhe në fund të këtij viti hapet tenderi për realizimin e punimeve.

“Edhe komponenti i elektrifikimit pritet të hapet tenderi në dhjetor nga BE dhe ne 2025 do të ketë mbaruar  për t’i dhënë frymëmarrje që në 2026 do të jetë viti i parë i operimit dhe dallëndyshes se parë në hekurudhë,” – tha Verdho.

Bashkimi Europian është një nga financuesit e këtij projekti së bashku me Bankën Europiane të Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH./vizionplus.tv

Read Entire Article