Transformimi i parkut Drilon-Tushemisht, Rama: Gjerdan i ri i ekoturizmit në Pogradec

2 hours ago 21

Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga transfmorimi i Parkut Drilon-Tushemisht. “Një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec”, e quan Rama destiancionin turistik.

“Parku Natyror Drilon-Tushemisht tërësisht i rilindur, ku bashkë me Qendrën e re të Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec.

Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komuniteti”, shkruan kryeministri./vizionplus.tv

Read Entire Article