Irena Gjoka: Hetim Argita Malltezit, “SPAK të verifikojë deklaratave e saj për ryshfetin 500 mijë euro”

3 hours ago 21

“Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal. Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo.”

Pas kësaj deklarate të Argita Malltezit, gjatë një konference me gazetarët, gjyqtarja Irena Gjoka i është drejtuar zyrtarisht SPAK-ut me kërkesën për të verifikuar këto akuza.

Mësohet se gjyqtarja Gjoka, e cila ka izoluar në shtëpi Sali Berishën dhe Jamarber Malltezin, i ka kërkuar SPAK-ut hetim të thelluar për këto deklarata të vajzës së kryetarit të Partisë Demokratike Argita Malltezi.

Menjëherë pasi kërkesa e gjyqtares Gjoka është bërë publike, ka reaguar edhe vetë Argita Malltezi e cila nuk është tërhequr nga deklarata e bërë në 23 shtator.

Malltezi ka sqaruar se në atë konferencë ajo ka ngritur vetëm pyetje, të cilat i ka përsëritur edhe këtë të shtunë.

Argita Malltezi ka vënë në dukje se kërkesa e Irena gjokës duhej të merrej në shqyrtim nga prokuroria e një rrethi tjetër e jo nga SPAK.

“Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për radhën e kamikazëve të degës së posaçme.” – ka akuzuar SPAK-un vajza e ish-kryeministrit Berisha./vizionplus.tv

Read Entire Article