Plan për universitetin e Shkodrës, Manastirliu: Kemi gati strategjinë e zhvillimit deri në 2030

3 hours ago 19

Prezantohet në Shkodër plani strategjik për zhvillimin e universitetit, i cili synon ta kthejë atë në një qendër strategjike rajonale të arsimit të lartë.

Gjatë takimit me rektorin Tonin Gjuraj dhe pedagogët e universitetit, ministrja Ogerta Manastirliu, tha se do të nisë menjëherë puna për zbatimin e planit.

“Puna për planin e zhvillimit do të nisë menjëherë për strategjinë e re të universitetit të shkodrës 2030. Së bashku me stafin drejtues dhe pedagogët e këtij universiteti, por edhe me një ekspertizë nga diaspora akademike, do të modelojmë ofertën akademike për universitetin e Shkodrës, për ta bërë më tërheqëse për të rinjtë e Shkodrës dhe më gjerë”, tha ministrja Manastirliu.

Manastirliu u ndal edhe te investimet në infrastrukturën kërkimore shkencore për universitetet, te ridimensionimi i programeve të studimeve dhe roli i ekspertizës akademike nga diaspora.

“Ne sot jemi këtu jo vetëm për të parë nga afër investimet që kanë ndodhur, por edhe nevojën që kemi për të rritur investimet në universitet, qoftë përsa i përket laboratorëve të kërkimit shkencor, por edhe përsa i përket investimeve në raport me ndërkombëtarizimin, programet e përbashkëta, diplomat e dyfishta, të cilat kërkojnë një punë jo vetëm në aspektet e përmirësimit të mësimdhënies, por edhe në aspektet e zhvillimit të kërkimit shkencor dhe infrastrukturës shkencore në universitet. Kemi bërë të mundur ngritjen e këtij laboratori të ushqimit në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës”, ta ministrja.

Në mbyllje Manastirliu theksoi se është gati një dokument strategjik për politikat e arsimit të lartë, i cili synon ta udhëheqë atë drejt ndërkombëtarizimit.

Read Entire Article