Aksident në aksin “Kolonjë-Fier”, 25-vjeçarja përplas një person me biçikletë

3 hours ago 21

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Kolonjë-Fier”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, sipas njoftimit të bluve.

Policia bën me dije se shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç.

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article