Policia shkoi të ndalonte dhunën në familje, 30-vjeçari nga Shkodra godet me thikë në fytyrë efektivin në Shkodër

3 hours ago 14

Një 30-vjeçar me precedent penal është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Shkodrës.

Rreth orës 20:15,  Patrulla e Përgjithshme shkoi në lagjen “Guerile”, pas njoftimit për një rast dhune në familje.

Por, në momentin që efektivët e Policisë shkuan te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (me precedent kriminal), ky shtetas  ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë  dhe ka dëmtuar lehtë  me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga  punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të efektivëve ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Read Entire Article