Aksident në Pogradec-Korçë, përplasen dy makina, lëndohet shoferi

4 hours ago 25

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Buqezë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes për transportimin drejt spitalit të Pogradecit të njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article