Netanyahu akuzon Iranin për sulmin pranë rezidencës së tij dhe kërcënon me hakmarrje: Do të paguani një çmim të rëndë

3 hours ago 12

Kryeministri izraelit ka kërcënuar se do të marrë hak, pas sulmit me dron pranë shtëpisë së tij.

Benjamin Netanyahu foli për një atentat ndaj tij, ndërsa tha se dëmet në banesë ishin të dukshme.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryeministri izraelit megjithatë nuk ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit.

Ai e përshkroi sulmin si një “gabim serioz”, por ende nuk është marrë asnjë përgjegjësi.

Netanyahu shkroi në një postim në plaftormën X: “Përpjekja e Hezbollahut për të vrarë mua dhe gruan time sot ishte një gabim i rëndë”.

Ai shtoi se përgjegjësit do të paguajnë një “çmim të rëndë”.

“Kjo nuk do të më pengojë mua dhe shtetin e Izraelit që të vazhdojmë luftën  kundër armiqve tanë për të siguruar të ardhmen tonë”, shtoi ai.

ראש הממשלה נתניהו מגיב לאחר הניסיון לפגוע בביתו שבקיסריה:״שום דבר לא ירתיע אותנו״ pic.twitter.com/aOahYI7eRx

— Gil mishali גיל משעלי (@gilmishali) October 19, 2024

“Dy ditë më parë ne eliminuam liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Siç e thashë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund. Dhe dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit”, shtoi ai.

Ushtria izraelite njoftoi më herët se kreu sulme ajrore në depo armësh dhe një qendër inteligjence të Hezbollahut në sektorin jugor të Bejrutit, një bastion i lëvizjes islamike libaneze.

Ndërkohë në media janë publikuar pamjet pranë rezidencës së Benjamin Netanyahu në Cezare. Dëmet në shtëpinë e kryeministrit izraelit janë të dukshme, por në atë kohë ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në shtëpi.

Në një deklaratë të shkurtër, zyra tha se Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në kohën e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar nga incidenti.

Read Entire Article