Ekspozita “Imazhe të gërvishtura”, Arben Golemi prezanton në Pogradec 18 punimet e tij me pamje nga Berati

4 hours ago 18

Piktori beratas Arben Golemi, i cili ruan vendlindjen e tij në  mijëra vizatime dhe qindra piktura, mbërriti ne Pogradec me ekspoziten “Imazhe të gërvishtura” duke sjellë fasadat e Beratit në qytetin liqenor.

Golemi thotë se rikthehet ne kete qytet pas 14 vitesh dhe kesaj rradhe duke sjellë një ekzpozitë ndryshe, sa kolorite aq edhe të thellë.

“Unë vij nga qyteti i Beratit, qyteti i shumëndritur i beratit dhe jam edukuar me frymën e qyteteve të vogla si Berati, Gjirokastra, Pogradeci. Padyshim që çdo piktor ndjen kënqësi kur ekspozon pikturat e reja, sidomos në një ambient dashamirës. Pogradeci e ka këtë, është një qytet i mrekullueshëm dhe ishte kënaqësi për mua që më dhanë mundësi të ekspozoja.”

Për piktorin pogradecar Vangjo Vasili, Golemi është artist i një tjetër kalibri, i cili si një arkitekt i zoti, sjell në pikturë forma, ngjyra dhe drita që pakkush arrin ti realizojë.

“Vepra e tij është një vepër me shumë peshë. Përvec sipërfaqeve të mëdha ai ka ndjeshmërinë e një piktori shumë sensibël të kolorit. sepse nuk gjen kurrë njësoj, një sipërfaqe të punuar ndryshe nga tjetra.”

Ekspozita “Imazhe të gërvishtura” përbëhet nga 18 punime të përmasave të mëdha dhe për disa ditë do të qëndrojë e hapur për publikub artdashës pogradecar.

Read Entire Article