Meloni nuk tërhiqet! Pritet dërgesa tjetër me emigrantë drejt Shëngjinit pas kthimit të grupit të parë sot

3 hours ago 18

Pas 72 orëve qëndrim në Shqipëri, sot 12 emigranët u larguan nga Gjadra drejt Italisë.

Ata u moren këtë mengjes nga kampi dhe më pas u bë nisja nga Shëngjini me anijen e rojes bregdetare italiane që udhëtoi drejt Barit.

Lexo edhe :

Related Posts

Menjëherë pas nisjes së emigrantëve, mediat italiane kanë raportuar se qeveria nuk do tërhiqet.

“Një transferimi i ri pritet këtë javë”, shkruan la Repubblica.

Largimi i emigrantëve vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës. Ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane. Sipas vendimit shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.

Meloni do të thërrasë ditën e hënë qeverinë për të diskutuar mbi vendimarrjen.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Matteo Matteo Piantedosi tha se “vendimi do të apelohet deri në Gjykatën e Kasacionit. Ne do të vazhdojmë me atë që Italia po arrin në Shqipëri dhe më tej do të bëhet ligj europian”./vizionplus.tv

Read Entire Article