Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën, Gjykata e Korçës lë në burg të moshuarin, ai mohon akuzat

3 hours ago 19

Gjykata e Korçës ka vendos masën e arrestit me burg për 68-vjeçarin, i cili tre ditë më parë u arrestua nga policia e Maliqit për ngacmim seksual me të mitur ne fshatin Strelce.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata. 68-vjeçari nuk e ka pranuar faktin të ketë ngacmuar seksualisht 11-vjeçaren në fshatin Strelcë.

Organi i akuzës ka paraqitur deklarimet e vajzës së mitur dhe nënës së saj. Sipas prokurorit, vajza ka deklaruar se 68-vjeçari e ka prekur dhe e ka puthur, nderkohe qe nëna nuk e ka bërë me dije nje gje të tillë.

Nisur nga këto, por dhe prova të tjera gjykata vendosi arrestimin e ligjshëm dhe masën e arrestit në burg deri ne perfundim te hetimeve.

Ndersa avokati ka kërkuar vlerësim të paligjshëm të arrestit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij shtetasi.

68-vjeçari, para gjykates eshte deklaruar se është i pafajshëm dhe nuk e pranon akuzën ndërsa ka bërë me dije se ka konflikte me nënën e vajzës së mitur./vizionplus.tv

Read Entire Article