Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka ekzekutuar 21 masa sigurie, ndaj 19 punonjës policie dhe 2 përfaqësues të operatorëve të hotelerisë. Punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra deri më tani, pasi akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve dhe shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex.
AMP prej një viti kishte në hetim dhe me metoda speciale ka arritur që të dokumentojë abuzimin që 19 efektivët e policisë, në mesin e tyre drejtues të lartë të uniformave blu si dhe dy qytetarë, kanë arritur të vjedhin fondet nga FRONTEX. Ky grup për një periudhë të gjatë kanë falsifikuar dietat duke përfituar shuma në euro. Një dietë ditore e FRONTEX është 50 euro, ndërkohë që për një efektiv apo drejtues janë lëshuar edhe shërbime fiktive me dokumente të falsifikuara edhe për 20 ditë rresht apo edhe më shumë. Efektivët në këtë mënyrë merrin përmes vjedhjes shuma nga 1000 deri në 2000 euro në muaj kur pretendonin se ishin me shërbim për FRONTEX.
Punonjësit e pezulluar nga detyra:
1.Behar Tafa
2.Arben Joco
3.Andon Marko
4.Shpëtim Ahmetaj
5.Eranda Murataj
6.Inspektor Edi Spaho
7.Inspektor Sandril Hyska
8.Inspektor Andi Ibro
9.Inspektor Endri Duro
10.Inspektor Markeljan Murati
11.Inspektor Adi Bregu
12.Inspektor Denjon Myteberi
13.Inspektor Edison Mielli
14.Inspektor Gerdi Haxhija
15.Inspektor Ledion Xhafi
16.Inspektor Veladin Azisllari
17.Inspektor Fisnik Mahmutllari
18.Inspektor Denis Agolli
19.Inspektor Ana Ismaili (Debrova)
20.Shtetasi Anesti Thanati
21.Shtetasi Genci Çakërri
Sipas prokurorisë së Korçës, punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve dhe shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex.
Hetimi është shtrirë për periudhën 2020-2024 dhe të proceduar rezultojnë veç punonjësve të policisë, edhe drejtues të niveleve të larta. Mësohet se hetimi disa vjeçar është shtrirë në të gjitha pikat doganore të qarkut juglindor në të cilët vepronte shërbimi i Frontex.
Burime pranë prokurorisë thonë se abuzimi financiar deri në këtë fazë të hetimit arrin në vlerën e 400 mijë euro, duke falsifikuar edhe dokumentet financiare.
Bëhet fjalë për abuzime lidhur me dieta dhe udhëtime gjatë kohës që këto policë kanë ardhur nga drejtori të tjera të kufirit me shërbim në drejtorinë kufitare vendore të kufirit dhe migracionit në Korçë.