EMRAT/ Detaje nga ngjarja me armë zjarri në Bulqizë, sherri nisi në karburant, policia në kërkim të autorit

4 months ago 33
Reklamë

Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit Afrim Peti. Autori është Fadil Ternova.

Gazetari  Dritan Kurti raporton se dy personat janë konfliktuar me njëri – tjetrin në afërsi të një karburanti mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës në rrugën e Arbrit.

Paraprakisht mësohet se gjithçka ka nisur në moment dhe njëri prej personave të përfshirë nga nxjerr armën automatik dhe ka shtënë në drejtim të një mjeti të parkuar i cili është në pronësi të personit tjetër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasoja në njerëz ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të personit të dyshuar i cili është identifikuar nga uniformat blu.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi policise

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

./vizionplus.tv/

Read Entire Article