EMRAT/ Detaje nga plagosja në Lushnjë, djali tentoi të “mbulonte” të atin, çfarë tha në spital: Rashë nga biçikleta

5 months ago 40

Detaje të reja dalin lidhur me sherrin në familje në Lushnjë pasditen e kësaj të marte, ku babë e bir plagosën me thikë njëri-tjetrin.

39-vjeçari përfundoi në spital si pasojë e plagëve të marra nga thika. Gjithashtu në spital u shoqërua për ndihmë mjekësore edhe babai 69-vjeçar, pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari Ilmi Saliaj bën me dije se personat e përfshirë në sherr janë Nari Plaka 39 vjeç dhe Bashkim Plaka 69 vjeç. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se babë e bir shkuan për tu mjekuar rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës.

Filimisht u paraqit për ndihmë mjekësore 39 vjeçari, i cili nuk tregoi që ishte plagosur me thikë, por tha se kishte rënë nga biçikleta dhe i kishte hyrë hekuri në bark. Mjeket dyshuan se ai mund të ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe e operuan.

Pas djalit shkoi mjekim edhe babai i tij 69 vjeçari, Bashkim Plaku i cili kishte dëmtime në koke dhe fytyrë. Policia informoi se babë e bir ishin dëmtuar mes njëri-tjetrit, gjatë një konflikti mes tyre.

Dy te plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/

Read Entire Article