EMRAT/ Hiqeshin si Erion Veliaj dhe u kërkonin mijëra euro bizneseve, kush është “koka” e mashtrimit që po merr në “qafë” biznesmenët

1 month ago 17

Kanë dal detaje të reja sa i përket aksionit të policisë ditën e sotme ku ra në pranga 26-vjeçari Shkëlqim Saraçi.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, mëson se personi i cili dyshohet se është organizatori i skemës së mashtrimit është identifikuar Lulzim.D, dhe sipas sistemit TIMS ky i fundit rezulton se ndodhet në Itali.

Lexo edhe :

Related Posts

Mësohet se Lulzim.D dhe Shkëlqim Saraçi duke u prezantuar si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë tentuar t’i marrin 50 mijë euro një biznesmeni.

Të dy këta persona përdorin aplikacionin Signal dhe shireshin si zyrtarë të lartë shtetërorë dhë kërkonin para te biznesmenët.

Por mesa duket biznesmeni e ka kuptuar se nuk kishte të bënte me kryebashkiakun Veliaj por me mashtrues, dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Hetuesit kanë dyshime se pas kësaj skeme fshihet Florian Gjergji. Gjergji dyshohet se fshihet në Gjermani, person i cili sipas policisë dyshohet të jetë autor i dhjetra skemave të tilla mashtrimi.

Njoftimi i Plotë:

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe në drejtimin e Prokurorinë së Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Apps”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”. /vizionplus.tv/

Read Entire Article