Emrat/ Kur ‘fati nuk të ndihmon’! Arreston 3 shqiptarë në Angli, u kapën gabimisht në ‘shtëpi bari’… s’kishin paguar dritat

6 months ago 8
Reklamë

Një grup shqiptarësh të cilët kujdeseshin për një ‘shtëpi bari’ në Angli, janë zbuluar nga policia… gabimisht.

Mediat britanike shkruajnë se ‘laboratori’ i drogës, me kanabis që kapte vlerën e mbi 1.5 milionë funtesh, ra në duart e policisë rastësisht, pasi përfaqësues të kompanisë energjetike shkuan për të marrë paratë e faturave energjetike që nuk ishin paguar.

Dritan Meta , 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elazaj, 38 vjeç, janë tre të arrestuarit të cilët tashmë do të përballen me autoritetet britanike.

Kompania e energjisë, SSE, dërgoi një përfaqësues në një pronë në Masons Road, Oxford, pasi nuk kishte paguar faturat e saj.

Por me të mbërritur, ai pa bimë kanabisi kudo dhe më pas njoftoi policinë. Pas hetimeve dhe kontrollit, u zbuluan tre adresa që shfrytëzoheshin për rritjen e bimëve të kanabisit.

Top Channel

Read Entire Article