EMRAT/ Mdihmonin emigrantët e paligjshëm, kush janë 4 efektivët për të cilët u lëshua urdhër-arrest

5 months ago 18
Reklamë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës prej disa kohësh kishin nisur hetimet për të goditur një grup kriminal, mes tyre edhe efektivë të policisë që kishin të bënin me vizat e punës dhe kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

AMP kishte sekuestruar provat materiale dhe dosjet ku përfshihen personat e dyshuar në këtë veprimtari kriminale. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 4 efektivë Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha, Ermal Hoxha.

Lexo edhe :

Related Posts

Por paralelisht me AMP kishte nisur hetimet për të njëjtën çështje edhe Prokuroria e Posaçme. Në këtë kuadër SPAK po merr në dorëzim të gjitha provat e mbledhura nga AMP dhe Prokuroria e Tiranës pasi dosja po hetohet nga prokurorët e posaçëm. /vizionplus.tv

Read Entire Article