EMRAT/ PD ndez “motorët”, kush do të jenë drejtuesit politikë në qarqe

1 week ago 42
Reklamë

Kryetari i PD Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë, ku u diskutauan lëvizjet politike që do të bëhen për nisjen e “luftës” politike në këtë vit zgjedhor.

Berisha i ka besuar Qarkun e Tiranës ish-kandidatit për Bashkinë e kryeqytetit Belind Këlliçi. Ndërsa Gazment Bardhin e ka emëruar në Fier, në Elbasan ka dërguar Ervin Salianjin.

Sa i përket Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, ai sëbashku me kreun e Këshillit Kombëtar Edi Paloka do të koordinojnë fushatën në rang vendi në mungesë të Sali Berishës i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Albana Vokshi dhe Besar Xhaferaj do të koordinojnë forumin e gruas dhe të të rinjve.

DREJTUESIT E PD NË QARQE

1.Tirana – Belind Këlliçi

2.Durrës – Oerd Bylykbashi

3.Shkodër – Luçiano Boçi

4.Lezhë – Agron Gjekmarkaj

5.Fier – Gazment Bardhi

6.Elbasan – Ervin Salianji

7.Korçë – Ivi Kaso

8.Kukës – Flamur Hoxha

9.Gjirokastër – Tritan Shehu

10.Vlorë – Bujar Leksaj

11.Berat – Eno Bozdo

12.Dibër – Xhelal Mziu

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe Edi Paloka do të drejtojnë fushatën në rang vendi.

Albana Vokshi dhe Besar Xhaferraj do të punojnë respektivisht me forumin e gruas dhe të të rinjve. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article