EMRAT/ Trafikonin lëndë narkotike nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE, SPAK mbyll hetimet për 21 anëtarë të grupit kriminal

8 months ago 48
Reklamë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 21 persona të akuzuar si të përfshirë në trafik droge. Të akuzuarit vepronin si grup i strukturuar kriminal dhe transportonin lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Të akuzuar për këtë veprimtari kriminale janë Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo.

Ata do të gjykohen për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, do të gjykohet edhe ish punonjësi i policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Mirash Gjoni. Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasive, teksa Besnik Ruçi, krahas veprave penale të mësipërme është akuzuar dhe për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione pubilke”.

“Ky hetim penal është kryer në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Itali, me koordinimin e Eurojust dhe Europol.

Nga hetimi i këtij procedimi penal është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga  vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së”, njofton SPAK./vizionplus.tv/

Read Entire Article