Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, ku ka humbur jetën 64 vjeçari, Llambi Doko.
64-vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë shtetasi ka humbur jetën.
“Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Llambi Doko”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bëhet me dije se trupi i pajetë i 64- vjecarit Llambi Doko ndodhet ende në vendngjarje, ku kanë mbërritur dhe familjarët të cilët janë të shokuar nga aksidenti vdekjeprurës. /vizionplus.tv