EMRI/ Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori 40-vjeçar

4 months ago 22

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të shtunë në një nga galeritë e minierës së kromit në Bulqizë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një nga galeritë mbi lagjen minatori në Bulqizë, teksa 40-vjeçari Vaid Neziri, ka qenë duke punuar në front teksa një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë.

Kanë qenë kolegët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës. Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të pësuar nga goditjet e gurëve ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nga Tirana mësohet se janë nisur ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera./vizionplus.tv/

Read Entire Article