Forcat Shqiponja dhe ato Operacionale kanë kryer kontrolle të befasishme në të gjitha rrugët e Vlorës, me qëllim ndalimin dhe arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se gjatë kontrollit është vënë në pranga 25-vjeçari Maringlen Hamzo, i cili është kapur me armë pa leje në makinë.
Kjo nuk është hera e parë që kryhen aksione në rrugët e Vlorë, ku edhe herët e tjera ka patur persona të ndaluar.