Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të diele në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë, ku pas një konflikti të çastit 82-vjeçari Behar Musaku qëlloi me armë gjahu të bijën e tij 40 vjeçe, e më pas vrau veten.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, raporton se 40-vjeçarja e cila ndodhet aktualisht në spital rezulton të jetë divorcuar tre vite më parë .
Burimet bëjnë me dije se e plagosura kishte rreth një javë që ishte kthyer për të jetuar te shtëpia e babit të saj 82-vjeçar.
Ndërsa mësohet se është nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj jetojnë me babanë e tyre në Berat.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se gjendja shëndetësore e 40-vjeçares është e rëndë.
Ajo është qëlluar me armën e gjahut në zonën e barkut, ndërsa nuk dihet ende shkaku i konfliktit me babanë e saj 82-vjeçar./vizionplus.tv.