Në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar zëvendësministrja e re e Arsimit dhe Sportit.
Me vendim të Këshillit të Ministrave Ana Kapaj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ana Kapaj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA