EMRI-FOTO/ Doli të mbledhë boronica por nuk u kthye më, policia kërkon ndihmë për gjetjen e 29-vjeçarit

6 months ago 26
Reklamë

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet me familjen që prej shtatorit të vitit 2022. Melidin (Izudin) Adili kishte dalë të mblidhte boronica me shokët në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod të komunës Dragashë, por nuk u kthye më.

Tashmë përveç autoriteteve shqiptare edhe ato të Kosovës kanë dhënë njoftimin për gjetjen e tij.

Policia e Prizrenit ka publikuar foto të Melidin (Izudin) Adilit, dhe kërkon ndihmën e çdo qytetari për dhënien e informacionit, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Edhe pse prej 2022 policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës organizuar disa operacione kërkim shpëtimi, nuk gjetën asnjë gjurmë të tij. Por pak ditë më paorë në një emision investigativ, dikush ka raportuar se e ka parë në Prizren, prsndaj policia ka bërë thirrje për të dhëna ose dëshmi të reja, që të mund të identifikojnë personin.

Njoftimi:

Kërkohet personi i zhdukur në shtator 2022

Prizren, 13 Mars 2024

Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.

Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 04 shtator 2022, më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.

Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .

Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

Megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri .

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren

E-mail: [email protected]


/Vizionplus.tv/

Read Entire Article