EMRI-FOTO/ Humb jetën trajneri legjendar gjerman

3 weeks ago 51
Reklamë

Trajneri legjendar gjerman i futbollit, Kristof Daum ka humbur jetën në moshën 70-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Daum ka luftuar me një sëmundjen që nga vjeshta e vitit 2022. Në karrierën e tij si trajner ka drejtuar Këlnin, Shtutgartin, Beshiktashin, Bajer Leverkusenin, Austrinë e Vjenës, Fenerbahçen, Eintracht Frankfurtin, Klub Bryzhin dhe Bursasporin, si dhe ka qenë trajner i Rumanisë.

Vite më parë emri i tij ka dalë në skenë edhe si trajner i mundshëm i Kosovës, por bashkëpunimi nuk u arrit. Daum fitoi titullin kampion gjerman me Shtutgartin si dhe Superkupën e Gjermanisë, si dhe ishte tre herë kampion i Turqisë dhe fitues i Kupës së Turqisë dhe Superkupës së Turqisë.

Gjermani gjithashtu u shpall edhe kampion i Austrisë në vitin 2003 kur fitoi dy trofe me Austrinë e Vjenës. Ai duhej të bëhej trajner i Gjermanisë pas dështimit në Euro 2000 në Belgjikë dhe Holandë, por Uli Hë ndërhyri dhe e akuzoi publikisht për përdorimin e substancave të paligjshme.

Daum pranoi t’i nënshtrohej një testi droge dhe një mostër flokësh zbuloi se ai kishte konsumuar kokainë, kështu që humbi pozicionin e tij si trajner i kombëtares gjermane.

Read Entire Article