Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, është liruar nga bugu i Smrekonicës në Kosovës gjatë ditës së sotme.
Geci ishte dënuar me 3 vite burg për vrasje dhe 10 muaj për armëmbajtje pa leje.
Ai u shpall fajtor pasi në gusht të vitit 2014-të pas një konflikti të çastit vrau Ruzhdi Shaqirin. Ngjarja ndodhi në Skënderaj, ku Geci dhe Shaqiri u përplasën fillimisht më fjalë e më pas u përdorën dhe armët e zjarrit.
Ndërkohë, familja e tij ka bërë thirrje më herët: “Ftojmë të gjithë miqtë tanë që dëshirojnë ta presin Gani Gecin të na bashkohen në orën 15:40 para burgut të Smrekonicës, në Vushtrri”.