EMRI/ Hapi zjarr ndaj policisë greke, merr fund arratia për shqiptarin në Greqi

5 months ago 13
Reklamë

Një emigrant shqiptar 51-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj efektivëve të policisë të ekipit DIAS.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 8 shkurt 2024. Sipas policisë greke  Andon Sinaj, 51 vjeç nga Vlora u arrestua më 28 mars në Paiana, nga punonjës policie të NënDrejtorisë së Sigurisë së Atikës Juglindore pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës.

Ndaj emigrantit kishte urdhër arresti për vrasje të mbetur në tentativë ndaj policisë. Gjithashtu ai akuzohet edhe për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe dokumentacion të falsifikuar.

Çfarë ndodhi më 8 shkurt të 2024

Në orët e pasdites të datës 8-2-2024, punonjësit e policisë së ekipit të DIAS shkuan në një kompani në Koropi, pas sinjalizimit të Qendrës së Veprimit të Menjëhershëm, për një vjedhje.

Me të mbërritur në vendngjarje dhe gjatë kontrollit rrethues të kompanisë, policia ka gjetur një person që lëvizte në këmbë, me fytyrën të mbuluar.

51-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policëve për ndalim, ai ka qëlluar vazhdimisht ndja tyre me armë zjarri. Për fat të mirë asnjë polic nuk u lëndua.

Efektivët e policisë duke qenë në rrezik të menjëhershëm për jetën, kanë qëlluar me armë zjarri për të imobilizuar sulmuesin, i cili u arratis.

Punonjësit e Nëndrejtorit të Sigurimit të Atikës Juglindore, pas analizimit dhe grumbullimit të materialit parahetues, identifikuan 51-vjeçarin si autor të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë dhe tentativës së vjedhjes së kryer më datë 8-2-08. 2024, si dhe për vjedhje ndaj së njëjtës kompani që kishte kryer së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, më datë 13.01.2024.

Në kontrollin e shtëpisë së 51-vjeçarit, ndër të tjera, janë gjetur dhe konfiskuar:

• veshjet e përdorura gjatë aktivitetve kriminale
• -4- kamera,
• -5,5- gram kanabis i papërpunuar.

Bëhet e ditur se i pandehuri ka qenë i dënuar më parë dhe ka vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit për trafik droge, ndërsa i mungonin dokumentet ligjore për qëndrimin në Greqi.

Read Entire Article